VEPRA HUMANITARE

FAQJA KRYESORE | IOANNIS S. LACIS | VEPRA HUMANITARE Μέγεθος Κειμένου :

Ecuria dhe veprimtaria ekonomike e Ioanni S. Lacit u shoqerua nga vepra humanitare te rendesishme te cilat bazoheshin gjithmone ne parimet e etikes, te vlerave sociale si dhe te prioriteteve me qender njeriun.

Menyra e zbatimit te ketyre iniciativave humanitare ndryshon sipas rasteve. Per rastet e nevojave te vazhdueshme ku kontrolli dhe koordinimi i puneve ishte i domosdoshem, themeloi Institucione administrimi te fondeve qe ai vete investoi. Fillimi u be me Institucionin e Bursave te Ilias “Ioanni S. Laci” qe u themelua ne vitin 1968 dhe funksionon deri me sot, nje institucion i cili financoi arsimimin e 1800 nxenesve parauniversitar dhe pasuniversitar. Disa vite me vone, ne 1975, Ioanni S. Laci themeloi Fondation Latsis Internationale, nje Fondacion Bamires me seli ne Gjeneve, i cili shperndan cdo vit bursa ne lek per studiues dhe grupe shkencore si njohje e kontributit te tyre ne fusha te ndryshme shkencore. Ne vazhdim themeloi Fondacionin e Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia i cili qe nga viti 1990 qe u themelua ka strehuar dhe arsimuar me shume se 1000 homogjene grek te Shqiperise dhe kontributoi ne permiresimin e nivelit te jeteses si dhe ne ecurine dhe rehabilitimin e tyre profesional.

Ndjenja e pergjegjesise sociale te Ioanni S. Laci aktivizohej sa here qe Greqia ndodhej ne nevoje. Ofroi ndihme te madhe ekonomike gjate termeteve ne zonen e Kalamates ne 1986 duke strehuar per mese dy vjet ne anijet e tij me shume se 1000 te pastrehuar si dhe i ofroi shtetit grek nje fabrike prodhimi shtepish parafabrikate. Gjithashtu ofroi ndihmen e tij edhe gjate termeteve ne Pirgos Ilias ne 1988 dhe 1993, ne Grevena ne 1995 si dhe ne Athine ne 1999.

Shume here aktiviteti humanitar i Ioanni. S . Lacit u shpreh nepermjet dhurimeve per mbulimin e disa nevojave specifike ose te shtetit grek ose te shteteve te tjera. Gjate viteve 1980 realizoi dhurimet me te rendesishme kundrejt shtetit grek me synim pajisjen me equipazh profesional te Trupave Zjarrfikes, te Policise Greke dhe Ministrise se Rendit Publik. E vecante ishte edhe ndjeshmeria e tij per Marinaret Greke dhe familjet e tyre e cila u shpreh nepermjet dhurimeve qe i beri Arkes se Marinareve te Luftes si dhe Federates Kombetare te Marinareve.

Aktiviteti humanitar i Ioanni S. Lacit lidhet gjithashtu edhe me disa vepra te rendesishme qe sjellin emrin e tij. Ne 1995 Kolegji i Athines morri ne dorezim bllokun e ndertesave shkollore “Lacio” me siperfaqje te pergjithshme prej 1000 m2 i cili u financua krejtesish nga ai vete. Ne 1999 u firmos midis familjes Laci dhe shtetit grek nje kontrate dhurimi per ndertimin e Qendres se Djegjeve “Lacio”, nje spitali te specializuar per kurimin e djegjeve. Kjo qender iu dorezua shtetit grek tejesisht e kompletuar ne vitin 2005, dy vjet pas vdekjes se tij. Nga veprat me te rendesishme qe sjellin emrin e tij duhet te theksojme Nderteses e Bashkise se Pirgos Ilias, vendlindjes se tij.

Aktiviteti humanitar i Ioanni S. Laci shtrihet pervec te sa me siperpermendureve edhe ne gjeste spontane ndihme per njerezit qe ndodhen ne nevoje. Per kete arsye u nderua ne 1963 me Kryqin e Arte te Njemijevjecarit te Agiou Oru nga Patriarku Athinagora, ne 1965 me Dekoraten e Larte te Batalionit te Finikos nga Mbreti Pavlo, ne 1976 me Graden e Gjeneralit te Larte nga Patriarku Antiohias, ne 1989 me cmimin e Akademise se Athines dhe ne 1995 me Kryqin e Arte nga vete Patriarku Ikumenik Vartholomeo.