Ne vitin 1993 Fondacioni i Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia themeloi Qendren e Pergatitjes Profesionale si dhe konviktin e femijeve konviktore per te ofruar njohuri mbi profesione praktike te homogjeneve nga Shqiperia. Shkolla gjëndet në Pogoniani, 64 km nga Janina dhe rreth 5 km nga kufiri me Shqipërinë dhe strehohet në një ndërtesë me sipërfaqe të përgjithëshme 3.000 metra katrorë, pronë e Fondacionit Kombëtar Rinor që funksionon si shkollë por edhe konvikt i fëmijëve konviktorë. Q.P.P. funksionoi si shkolle gjate vitit shkollor 1992-1993 dhe edhe pse ofron arsimim të papërfshirë në sistemin arsimor të Greqisë vjen në përshtatje me parimet funksionale të Shkollave Teknike Profesionale duke dhënë prioritet të madh në ushtrimin praktik. Arsimimi strehimi dhe ushqimi i konviktoreve eshte kontribut i Fondacionit te Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia.
Çdo vit strehohen dhe arsimohen rreth 100 fëmijë dhe qe nga themelimi deri me sot ka strehuar rreth 1000 nxenes.
Per tu rregjistruar ne Shkolle, kandidatet duhet te kene mbaruar ciklin bazë 9-vjeçar të arsimit në Shqipëri dhe në vartësi me nivelin e tyre të njohurive gjatë vitit të parë të qëndrimit në QPP( KEE) ndjekin programin mësimor të klasës 9-të në gjimnazin e Pogonianisë. Fituesit e konkursit kalojnë në ciklin mesimor të përgatitjes profesionale të QPP. Rendesi e madhe i jipet mesimit te gjuhes greke dhe matematikes nepermjet mesimeve suplementare ne Q.P.P ose ne Gjimnazin e Pogonianise me mesime intesive ndihmese.
Konvikti ofron gjithashtu ambiente defrimi dhe stervitjeje te konviktoreve, te cilet gjate mikpritjes marrin pjese ne shume veprimtari kolektive te cilat synojne ne forcimin e shoqerizimit dhe ndjenjes kolektive te nxenesve.
Parallelisht, cdo vit organizohen ekskursione mesimore te cilat mundesojne vizitat ne ambiente pune qe lidhen me pergatitjen e tyre profesionale.
ARSIMTARET
- Lokati Efterpi, Agronome ΑΠΘ , Përgjegjëse Studimesh & Sekretare
- Kocinas Anastasios Inxhinjer TEI, Pedagog Specialiteteve Teknike
- Xhaferis Vasilis, Matematicien, Diplomuar nga Universiteti i Tiranes, inspektor
- Dhakas Evangjelos, diplomuar nga Shkolla Klerikale M. Vela, inspektor
- Kludhas Alexandros, mësues i punës praktike
- Manxios Dhimitrios, mësues i punës praktike
- Papadhopulu Ioanna, mësuese e punës praktike
-
Pappas Kleomenis, mësues i punës praktike
Drejtor i QPP është z. Theologos Ganos, anetar i Keshillit Drejtues te Fondacionit.



