SEKTORET E ARSIMIT

Përzgjedhja e sektorëve të aftësimit bëhet me kriter nevojat profesionale reale si ato lindin në vendin fqinj gjithashtu dhe mundësitë realizuese të zbatimit të aftësimit nga ana e Fondacionit në nivel të kënaqshëm.


Deget mesimore qe funksionojne vitet e fundit ne Q.P.P jane kater te meposhtemet:

  • Lyerje makinash,  arsimin  2 vjecar
  • Guzhinjeri- Embeltori, arsimim 2 vjecar
  • Hidraulike, arsimin 2 vjecar
  • Parukeri, arsimim 2 vjecar

 
Nga viti shkollor 2005-2006 funksionon dega parapërgatitore e posaçme në të cilën nxënësit ndjekin mësime sistematike në gjuhën greke, matematikë, histori-mitologji, hyrje në teknologjinë mekanike dhe kulturë ambjentale gjithashtu dhe orientim profesional,përfundimi me sukses i së cilës është i domosdoshëm për vazhdimin e studimeve në degët e aftësimit përkatës.


Të gjitha specialitetet kanë laboratorët e tyre, të pajisura krejtësisht me makineri moderne dhe mjete edukimi ku bëhet formimi praktik i cili mbulon të paktën 50% të kohës së përgjithëshme edukative.Prioriteti që i jipet aftësimit praktik synon të përgatis nxënës të denjë për të ushtruar menjëherë profesionin e tyre.


Gjithashtu aftësohen nxënësit në përdorimin e Internetit si mjet i dobishëm profesional në të gjitha specialitetet.

Te dhena statistikore

 Ne skemen e meposhteme paraqitet nje shperndarje  e nxenesve sipas specialitetit, te cilet kane studiuar ne Q.P.P qe nga viti 2000 deri me sot dhe permban  edhe degen e Mekanikeve dhe Zdrukthtarise te cilat nuk funksionojne me:

 

 

 


Rehabilitimi i te diplomuarve ne vendin e lindjes paraqet veshtiresi te shumeaneshme si mungese infrastrukture, pasiguri dhe sprapsje ekonomike. Megjithate nje perqindje prej 22-25% e te diplomuarve u kthye ne Shqiperi dhe zhvilloi nje  veprimtari te rendesishme profesionale. Shume nga  ata qe mbeten ne vendin tone  jane sot profesionaliste te sukseshem. Shperndarja e vendeve te punes  te te diplomuarve pasqyrohet ne skemen e meposhteme: