CMIMI I AKADEMISE SE ATHINES “ANGJELOS KICOS”

 

Nje nga anetaret themelues te Fondacionit te Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia ishte Angjelos Kicos, per shume vjet me radhe kuadro i Institucionit Kombetar Rinor si dhe President dhe anetar i Keshillit Drejtues te Fondacionit Rizareio.

Angjelos Kicos nderroi jete me 6 Gusht 2008 dhe ishte nje personalitet shume I rendesishem I kohes tone. I ishte dedikuar perpjekjes per njohje dhe zhvillim te vendlindjes se tij, Epirit. Paralelisht u perpoq dhe ia doli qe nepermjet dashurise se tij per fotografine dhe historine te publikoj fakte te rendesishme qe vertetojne ecurine historike te hellenizmit modern. Ndihma qe Angjelos Kicos i ofroi Fondacionit te Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia eshte e pavleresueshme dhe perben per nje seri vitesh stimulin kryesor te perpjekjes sone per te perballuar problemet njerezore.

Akademia e Athines ne Mbledhjen e 24 Marsit 2009 vendosi dhenien e Cmimit te Fondacionit te Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia ne nder te Angjelos Kicos, nje cmim ky prej 5000 euro qe do te jepet qe nga Klasa e Dyte per te nderuar studimin shkencor me krijues qe eshte botuar brenda vendit gjate 5 vjeteve te fundit dhe qe lidhet me tema qe kane te bejne me historine, arkitekturen dhe historine e artit te Epirit. Mundet gjithashtu te nderohen studime/permbledhje artistike dhe fotografike te zones se Epirit.

Per me shume informacion, ju lutem vizitoni sitin zyrtar te Akademise se Athines:http://www.academyofathens.gr/