AKTIVITETI SOCIAL

FAQJA KRYESORE | FONDACIONI | AKTIVITETI SOCIAL Μέγεθος Κειμένου :
Gjate viteve te para te funksionimit, Fondacioni i Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia drejtoi veprimtarine bamirese tek sektoret e shendetit, asistences sociale dhe zhvillimit agrar dhe profesional te homogjeneve qe jetonin ne Shqiperi. Shembuj tregues dhe konkrete te ketij lloj aktiviteti te Fondacionit gjate periudhes se pare te projekteve bamirese jane:

  • Mbulimi i nevojave per kujdes mjekofarmaceutik.
  • Ndihme ekonomike per homogjenet qe vuajne padrejtesisht.
  • Dhurate pajisjesh profesionale si midis fshatare ashtu edhe ne bisneset lokate te homogjeneve.
  • Financimi i programeve arsimore te pergatitjes profesionale por edhe
  • ndihma ekonomike te shumeaneshme per organizata te asistences sociale, arka per te varferit, fondacione te ndryshme, institucione arsimimi dhe organizata te homogjeneve.

Viti 1992 perben kulmin e historise arsimore te Fondacionit pasi kete vit u themelua Instituti Arsimor i Pogonianise ne zonen kufitare te Pogonianise se Epirit. Pergatitja profesionale dhe rehabilitimi i nxenesve perbejne qellimin kryesor te Fondacionit duke marr parasysh edhe fitimin kohegjate qe do te kishin Homogjenet nga ky investim ne fushen e Arsimit. Gjate viteve te para te themelimit, Qendra funksionoi si llogore e vertete arsimore perballe fluksit te pakontrollueshem dhe zbritjen masive te homogjeneve drejt qendrave te medha urbanistike te Greqise dhe pervecse qender kultivimi njohurish dhe aftesish perbente edhe nje pike konvergjense te zakoneve te ndryshme sociale, fetare dhe kulturore.

Qellimi paraprak i Fondacionit qe nga themelimi i tij ishte te pershtaste veprimtarine humanitare me nevojat e Homogjeneve sic ato ndryshuan me kalimin e viteve duke u bazuar gjithnje ne vizionin e Themeluesit per rehabilitim social dhe profesional. Ne kete drejtim, vitet e fundit Fondacioni i Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia, shtriu aktivitetin e tij me gjere ne financimin e iniciativave arsimore ne bashkepunim me institute arsimore te Greqise dhe Shqiperise per te promovuar arsimimin dhe avancuar Gjuhen dhe Kulturen Greke .