PUBLIKIME & NJOFTIME PER SHTYP

FAQJA KRYESORE | PUBLIKIME & NJOFTIME PER SHTYP Μέγεθος Κειμένου :
22.6.2009

Ceremonia e Diplomimit te 22 shkollareve dhe 11 studenteve

NJOFTIM PER SHTYP

1/7/2009


Per edhe nje vit akoma Fondacioni I Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia realizoi diplomimin e 22 shkollareve te Qendres se Pergatitjes Profesionale te Pogonianise si dhe ndarjen e cmimeve per 11 studente te Universitetit te Janines. Me 26 Qershor u mbajt ceremonia e diplomimit te 22 shkollareve te Qendres se Pergatitjes Profesionale te Fonacionit e cila funksionon qe nga viti 1993 ne Pogoniani te Epirit.Cdo vit mikpriten dhe arsimohen ne vendin tone rreth 100 homogjene nga Shqiperia, ndersa qe nga 1993 dhe deri me sot ky Institucion Arsimor ka strehuar gjithsej me shume se 1000 shkollare. Shkollaret sivjet perfunduan programin mesimor te Guzhinjerise /Embeltorise si dhe Parukerise.

"Familja e Themeluesit vazhdon te perqafoje me te njejten dashuri Fondacionin e Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia duke dashur keshtu te kontributoj ne perpjekjet e minoritetit per rehabilitim social dhe profesional. Progresi i rendesishem i bere gjate viteve te fundit ne te gjitha fushat na gezon te gjitheve jashtezakonisht dhe verteton integrimin gradual por te konsiderueshem te minoritetit grek ne shoqerine greke. Keshilli Drejtues i Fondacionit ndjek me vemendje evolucionin si ne Greqi ashtu edhe ne Shqiperi dhe pershtat veprimtarine dhe qellimet e Fondacionit ne rrethanat e reja te krijuara” theksoi ne fjalimin e tij Presidenti i Fondacionit dhe Drejtori i Pergjithshem i Grupit Laci, z. Vagjelis Hronis.

Disa dite me perpara, diten e Merkure me 1 Korrik, ne Universitetin e Janines , z. Jorgos Kalos, anetar i Keshillit Drejtues te Fondacionit te Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia dhe ish zv. Minister i Arsimit dhe Feve, nderoi me cmimet vjetore te Fondacionit, studente homogjene nga Shqiperia te studimeve parauniversitare dhe pasuniversitare, ne prezencen e Rektorit te Universitetit te Janines z. Ioannis Jerothanasis si dhe Kryebashkiakut te Janines z. Nikolaos Godas. Per vitin 2008/2009 u shperndane gjithsej 6 cmime per studentet parauniveristare dhe 5 cmime per studentet pasuniversitare.

” Sivjet mbyshen plot tre vjet nga fillimi i programit te ndarjes se cmimeve universitare nga Fondacioni jone me qellim vleresimin e arritjeve te studenteve homogjeneve nga Shqiperia qe studiojne ne Universitetin e Janines si dhe financimin ekonomik te tyre ne baze te kritereve sociale” theksoi ne fjalimi e tij z. Kalos duke shtuar se ” Deshira e Fondacionit te Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia eshte qe ky program te vazhdoj edhe ne vitet e ardhshme shkollore per te mbeshtetur arsimin, progresin dhe rehabilitimin profesional te studenteve Homogjene.