


CEREMONIA E DIPLOMIMIT DHE E NDARJES SE BURSAVE NGA INSTITUCIONI I REHABILITIMIT TE STUDENTEVE SHQIPTARE ME ORIGJINE GREKE NE ZONEN KUFITARE TE POGONIANISE
Te Shtunen 28 Qershor ne zonen Pogoniani te Epirit, u zhvillua ceremonia e 15 te e diplomimit nga Qendra Profesionale e Edukimit te Institutit te Rehabilitimit te Minoritareve Greke te Shqiperise, si dhe ndarja e bursave per studentet me rezultate me te larta te Universitetit te Janines me origjine nga minoriteti Grek ne Shqiperi. Instituti i Rehabilitimit te Minoritareve Greke te Shqiperise u themelua ne vitin 1991 nga Jani Laci kai ofron, midis veprimtarive te tjera, programe dyvjetore te edukimit profesional nepermjet qendres arsimore dhe konviktit te Pogonianise.
Nga viti 1993 deri me sot kane mikpritur me shume se 1200 studente. Instituti eshte pjese e rrjetit te enteve te Shoqerise Bamirese Ioani S. Laci Presidenti i Institutit dhe Drejtori i Pergjithshem i Grupit Laci, z. Vagjelis Hronis, i cili ne fjalimin e tij citoi faktin se mbeshtetja e aesimimit, vazhdon te perbejne gurin themelor te aktiviteteve te Institutit, pasi eshte nje investimin i konsiderueshem per rritjen dhe permiresimin e nivelit te jeteses dhe te se ardhmes te grupit me te ndjeshem te shoqerise, te rinise. Rreth ketij qellimi jane ndertuar dhe realizuar veprimtarite e Institucionit qe bazohen ne keto tre shtylla kryesore:
arsimim profesional ne Greqi, arsimim universitar ne Shqiperi dhe Greqi, dhe arsimim i mesem dhe mesime suplementare te gjuhes greke ne zonat e Shqiperise se Jugut. Z. Hronis citoi vleren kombetare te iniciatives se Institutit te Rehabilitimit te Minoritareve Greke te mbeshtesi bashkepunimin midis Universiteteve te Janines dhe Gjirokastres per permiresimin e e nivelit te Deges se Gjuhes, Letersise dhe Kultures Greke. «Qellimi i pjesemarrjes se Insititutit ne kete nisme ambicioze eshte qe Dega e Gjuhes, Letersise dhe Kultures Greke e Universitetit te Gjirokastres te perbej nje tjeter Qender se Arsimit Grek jashte shtetit dhe te jete nje pike referimi i arsimimit universitar dhe studimor, theksoi z. Hrosnis. «Jemi ne dijeni te veshtiresive dhe te vecantive te cilat nuk na zhgenjejne por perkundrazi perforecojne besimin tone per kete qellim te perbashket », plotesoi.
U publikua gjithashtu inagurimi, nga viti i ri akademik 2008-2009, i programit pilot te bursave vjetore per te gjithe studentet me rezultatet me te larta- Greke edhe Shqiptare- te Deges se Gjuhes, Letersise dhe Kultures te Universitetit te Gjirokastres. « Kjo nisme shpresojme te krijoj nje kuader iniciativash qe do te ndihmojne emulacionin krijues midis studenteve duke shtyre edhe ente te tjera ne adoptimin e ketyre akteve si ne Universitetin e Gjirokastres ashtu edhe ne Universitetet e tjera te Shqiperise duke patur si qellim kryesor perforecimin e ekzistences se studenteve me origjine greke ne univeristetet shqiptare », plotesoi z Hronis Ceremonin e pershendeti gjithashtu Zv. Presidenti I Komisionit Parlamentar te Perhershem te Emigrimit Grek, z, Grigoris Niotis, I cili theksoi punen e rendesishme qe po ben Instituti gjate gjithe ketyre viteve dhe deklaroi vendimin e Parlamentit Grek te distinktoj dhe vleresoj Institutin per veprat e tij. Z. Niotis citoi vegimin dhe veprat e Jani Lacit dhe permendi me shume interes progresin e programeve te Institutit edhe ne bashkepunimet nderuniversitare.
Rektori I Universitetit te Janines z. Ioannis Gerothanasis, theksoi faktin qe Instituti perben nje aleat stategjik ne perpjekjet e bera nga Universiteti I Janines .Permendi nje seri akrivitetesh qe realizojne se bashku keto dy ente. Ne vecanti per bashkepunimin me Universitetin e Gjirokastres deklaroi hapjes e programeve te shkembimit te studenteve duke ndjekur keshtu modelin e programeve Erasmus.
Rektori i Universitetit te Gjirokastres z.Gesim Sala, falenderoi Institutin per ndihmen e tij ne realizimin e nismes se bashkepunimit te Universiteteve te Janine dhe Gjirokastres persa i perket rritjes se nivelit arsimor te Deges se Gjuhes, Letersise dhe Kultures Greke dhe ftoi Institutin te liberalizoj mbeshtetjen e tij edhe mbi dega te tjera akademike dhe veprimtari studimore te Universitetit te Gjirokastres.
U diplomuan rreth 39 studente te cilet perfunduan studimet ne Qendren e Arsimimit Profesional ne fushen e Parukerise, Idraulikes dhe Makinerise dhe u ndane 4 cmime nderi ne kujtim te Kryepeshkopit Serafim, te Presidentit te pare te Keshillit Drejtues te Insitutit. Ceremonia u mbyll me dhenien e 10 bursave per studime para dhe pasuniversitare tek studente me origjine greke te Universitetit te Janines.
Ne ceremoni moren pjese, pervec biseduesve, anetaret e Keshillit Drejtues te Institucionit, z. G. Kottis, D.Kokkinos, G. Kalos, K. Gavroglu, G. Tradas, E.Papakonstantinu dhe D.Afentoulis, deputeti I Janines z. M. Pantulas, κ. Γ. Τράντας, nepunesi I Konsullatet Greke ne Gjirokaster per ceshtet e Edukimit z. N. Gerasimidis, Konsulli i Shqiperise ne Janine z. E. Shehu, Drejtori i Sektorit te Arsimit te Ciklit te Mesem te rrethit te Janines z. M.Maggioros, Zv. Rektori I Universitetit te Janines z. S.Lukas si dhe profesore te Universitetit te Janines, Kryetari i Omonias z. V.Bollanos, prefekte te zonave minoritare, kryetari i komunes z, P.Cevi si dhe shume banore te zones se Pogonianise.