


PROGRAMI I BURSAVE UNIVERSITARE TE FONDACIONIT TE REHABILITIMIT TE HOMOGJENEVE PREJ SHQIPERISE
VITI AKADEMIK 2010-2011
Universiteti I Janines ne bashkepunim ne Fondacionin e Rehabilitimit te Homogjeneve nga Shqiperia (www.latsis-iaoa.gr), anetar i rrjetit te Fondacioneve Bamirese te themeluara nga familja e S. Lacit,do te realizojne se bashku programin e dhenies se 12 cmimeve, gjashte (6) per studente parauniversitare dhe gjashte per studente pasuniversitare (6), me prejardhje greke nga Shqiperia qe studiojne ne Universitetin e Janines, me titull «Cmime te Fondacionit te Rehabilitimit te Homogjeneve nga Shqiperia» per vitin universitar 2010-2011.
Ι. QELLIMI I PROGRAMIT
Programi ka si qellim te nderoje arritjet e studenteve homogjene nga Shqiperia qe studiojne ne Universitetin e Janines, si atyre parauniversitare ashtu edhe atyre pasuniversitare si dhe ti ndihmoje ata financiarish ne baze te kritereve sociale.
ΙΙ. KERKESAT PER PJESEMARRJE
PER STUDENTET PARAUNIVERSITARE:
α) Te jene student te vitit te dyte ose te viteve ne vijim te cdolloj Instituti ose Dege te Universitetit te Janines.
β) Te jene homogjene nga Shqiperia.
γ) Te kene kaluar me sukses te pakten 80% te lendeve mesimore te viteve te kaluara qe parashikohen ne programin e studimeve, te pakten me mesataren me te ulet 7.
PER STUDENTET PASUNIVERSITARE:
α) Te ndjekin dhe te jene studente te cdo Programi Pasuniversitar te Universitetit te Janines, pavaresisht se u diplomuan ne Universitetin e Janines ose ne cdo tjeter universitet te Greqise ose Shqiperise.
β) Te jene homogjene nga Shqiperia.
γ) Per studentet e vitit te pare: nota mesatare e diplomes se pare te jete te pakten 7.
δ) Per studentet pasuniversitare te vitit te dyte: te kene kaluar te gjitha lendet e vitit te pare me note mesatare te pakten 7.
ΙΙΙ. DOKUMENTET E NEVOJSHME
α) Dokumenta qe vertetojne formimin e tyre gjate viteve te kaluara. Konkretisht:
• Per studentet parauniversitare: notat analitike te viteve te kaluara.
• Per studentet pasuniversitare te vitit te pare: kopje te diplomes.
• Per studentet pasuniversitare te vitit te dyte: notat analitike te vitit te pare te programit pasuniversitar.
β) Certifikate te perberjes familjare.
γ) Deklarate Personale te Ligjit 1599/1986 ne te cilen te deklarojne se nuk jane denuar ose penalizuar per akte penal.
δ) Vertetim te Zyres se te huajve ose Zyres Bashkiake me te cilin te vertetohet se jane homogjene nga Shqiperia.
ε) Vertetim te banimit te perhershem nga Autoritetet perkatese te Shqiperise, ne rastin qe nje ose edhe te dy prinderit jetojne ne Shqiperi.
στ) Vertetim te te ardhurave te prinderve te dy viteve te fundit (2009 και 2010).
ζ) Diplome mature .
η) Dokument perkates I cili verteton kriteret sociale (vertetim per familje me shume femije, vertetim mjekesor ne rast semundjeje, certifikate vdekjeje te prindit etj)
IV. NUMRI DHE VLEFTA E CMIMEVE
Per vitin akademik 2010-2011, Fondacioni I Rehabilitimit te Homogjeneve nga Shqiperia do te ndaje gjashte (6) cmime midis studenteve parauniversitare te shumes prej € 2.400 per cdo student si dhe gjashte (6) cmime midis studenteve pasuniversitar te shumes prej € 3.500 per cdo student.
V. DATA PERFUNDIMTARE E DOREZIMIT TE DOKUMENTAVE
Data perfundimtare e dorezimit te dokumentave skadon 45 dite nga data e publikimit te permbledhjes se kesaj ftese ne shtypin ditor.
Deponimi I kerkesave behet me poste ose personalisht ose nepermjet ndermjetesit ne Zyren e Arshivit dhe Sherbimit te Universitetit te Janines.
VΙ. KONTAKTI
Te interesuarit, per cdo lloj informacioni, mund te kontaktojne dhe ti drejtohen Zyres se Trashegimive dhe Pasurive te Universitetit te Janines ne oret dhe ditet zyrtare ne telefonat : τηλ. 26510 07292, 26510 07233, FAX: 26510 07002.
DATA PERFUNDIMTARE E DOREZIMIT TE DOKUMENTAVE : 15-03- 2011