PUBLIKIME & NJOFTIME PER SHTYP

FAQJA KRYESORE | PUBLIKIME & NJOFTIME PER SHTYP Μέγεθος Κειμένου :
21.6.2007

Bashkepunim i Universitetit te Janines me Fondacionin e Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia.

Bashkepunim i Universitetit te Janines me Fondacionin e Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia.


Dje, diten e Marte me 19 Qershor 2007 ne Sallen e Ceremonive ”G. Milonas” te Universitetit te Athine u realizua nje  ceremoni e vecante me rastin e celjes se programit te perbashket te Universitetit te Janines me Fondacionin e Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia (IAOA) per  bursat  qe do tu shperndahen studenteve homogjene nga Shqiperia.
Ne ceremoni  u ndane bursa per studentet parauniveristar si dhe ata pasuniversitare qe studiojne ne Universitetin e Janines. Gjithashtu gjate ceremonise, u be edhe diplomimi I studenteve homogjene te ciklit dyvjetor te arsimimit profesional qe IAOA ofron ne Qendren e Pergatitjes Profesionale te Pogonianine se Epirit.


Celebrimi u realizua ne prani te zv. Ministrit te Arsimit dhe Feve z. Jeorjios Kalos, I cili  transmetoi mesazhin e  Ministres se Arsimit dhe Feve znj. Marieta Janaku e cila tregon mbeshtetjen e saj te pakufijshme  per aktivitetin e perbashket qe kane zhvilluar te dy institucionet, pasi  mbeshtetja e studenteve homogjene dhe te huaj te cilet kalojne deren e institucioneve tona arsimore per te studiuar si dhe integrimi sa me I shpejt I tyre ne shoqerine e njohurise, eshte vije kryesore  e politikes tone.

Ne vazhdim pergezoi kete nisme dhe theksoi rendesine e ketij bashkepunimi pasi qe te dyja palet asistuan ne kete perpjekje, e cila midis shume te tjerash do te ndihmoje edhe beshkepunimin e Universitetit te Janines, ketij enti te madh arsimor te vendit, me institucione te tjera arsimore te Evropes. Nuk la pa theksuar  dinamiken,, shumellojshmerine e aktiviteteve dhe asistencen maksimale sociale te te dy enteve ne bashkesine sociale.

Rektori I Universtitetit te Janines, z. Jerothanasi, theksoi se kjo feste eshte e vecante pasi shperndahen per here te pare bursa tek studentet homogjene nga Shqiperia duke vertetuar keshtu faktin qe IAOA vazhdon te ndertoje akoma nje ure komunikimi midis dy popujve. Shprehu mirenjohjen nga ana e Komunitetit Universitar kundrejt te gjithe atyre personave qe me kaq zell vazhdojne  veprat bamirese te te ndjerit Ioanni Laci dhe familjes se tij.

Fondacioni I  Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia, sic u referua Presidenti  z. Vagjelis Hronis, eshte pjese e rrjetit te Fondacioneve qe ka themeluar  Familja Laci ne Greqi dhe jashte shtetit. Themelimi I Fondacionit Bamires Ioannis Lacis (www.latsis-foundation.org) ne 2005, I cili financon edhe funksionimin e Fondacioneve te tjera, perberi fillimin e nje serie aktivitetesh si ne nivelin e Fondacionit “meme” ashtu edhe te atyre bije.

Programi I Bursave Univeristare te Fondacionit te Rehabilitimit te Bashkekombesave nga Shqiperia ben pjese ne kuadrin e ndryshimeve  dhe te aktiviteteve te reja. Fondacioni, duke iu pershtatur kerkesave dhe nevojave te homogjeneve, pervec edukimit profesional qe ofroi deri me sot ne Qendren e Pergatitjes Profesionale te Pogonianise, pasuroi programin e tij me aktivitete te reja  ne menyre qe te eci paralelisht me nje Institucion dinamik sic eshte Universiteti I Janines. Programi u drejtohet studenteve homogjene parauniversitar dhe pasuniversitar te Shkollave dhe Degeve te Qytetit Studentor te  Janines. Qellimi I bursave eshte te distintoj dhe vleresoj arritjet mesimore te studenteve si dhe  te mbeshtesi ekonomikisht ata.


Z. Hronis iu referua gjithashtu edhe  ndihmes kronale te IAOA mbi permiresimin e nivelit te jeteses  dhe krijimit te shpreses per nje te ardhme me te begate te homogjeneve, nepermjet iniciativave dhe ndihmave te shumeaneshme financiare  sidomos ne hapat e para te funksionimit. Besimi kryesor I Themeluesit, te ndjerit Jani Laci, si dhe te bashkeshortes dhe femijeve te tij, eshte nevoja e nje kombinimi aktivitetesh bamires te cilet do te dhurojne respektivisht perfitim social ne nje pjese te madhe te shoqerise.

Keshilli Drejtues I Fondacionit vendosi te perfshije ne zarfin e kujdesit, iniciativa humanitare ne zonat e minoritetit grek si dhe aktivitete me orientim arsimor te larte ne territorin e Shqiperise dhe sidomos ne deget dhe fakultetet qe shfaqin dhe lidhem me kulturen greke sic jane, Fakulteti I Gjuhes dhe Letersise Greke te Universitetit te Gjirokastres  dhe Fakulteti I Gjuheve te Huaja te Universitetit te Tiranes. Sic ishte permendur edhe me perpara nga Rektori I Universitetit te Janines gjate fjalimit te tij, qellimi kryesor i Universitetit  eshte bashkepunimi arsimor dhe shkencor me Universitetin e Gjirokastres.

Presidenti I IAOA theksoi se sivjet ne  Qendren e Pergatitjes Profesionale te Pogonianisem funksionojne kurse dyvjecare per  lyerje makinash, idraulike, parukeri dhe Guzhinjeri/Embeltori. Qendra ka mikpritur deri me tani 1100 shkollare dhe nxenes. Listes se te diplomuarve ius shtuan edhe 23 femije te tjere  te cilet u diplomuan nga vete Zv. Ministri z. Kalos, nga Rektori  z. Jerothanasis si dhe nga Presidenti I IAOA z. Hroni.

Ne ceremoni u ndodhen gjithashtu, Mitropoli i Janines Theoklitos, anetare te Keshillit Drejtues te IAOA, Konsulli Grek ne Gjirokaster dhe Konsulli Shqiptar ne Janine, perfaqesues te Autoriteteve Shteterore te Janines dhe bashkive te aferta, perfaqesues te Seksionit te Arsimit te Periferise se Epirit, Autoritetet Rektorale dhe anetare  te Komunitetit Universitar te Janines dhe Gjirokastres si dhe perfaqesues te homogjeneve qe jetojne ne Shqiperi.